“Transparenca e zgjedhjeve, të lihet në dorë të 100 prokurorëve”
Propozimi i Kryemsitrit Sali Berisha, përballë zero fakteve të Edi Ramës
Kryeministri Berisha dha disa ditë më parë ofertën e tij për opozitën. Sipas tij, të përzgjidhen 100 prokurorë që të hetojnë duke pasur edhe mundësinë e hapjes së kutive, për çdo provë që arrin të sigurojë komisioni hetimor. Kjo është e vetmja zgjidhje ëpr kompromis, bëri të ditur Berisha, ndërsa opozita përgatitet për protesta.
“Propozimi im për angazhimin e 100 prokurorëve me mandat të plotë për transparencë në çdo qelizë, skutë, proces, fletë votimi të procesit zgjedhor, angazhimi i një buxheti të mjaftueshëm për të përmbushur plotësisht këtë detyrë mendoj se është zgjidhja totale e problemit në rast se kërkohet transparenca”, deklaroi Kryemistri Sali Berisha.
Socialistët i kërkuan kryeministrit të dalë me një propozim të tij pak ditë më parë.
Prokurorët nuk mund të nisin hetimet nëse nuk kanë një provë paraprake për shkelje të ligjit tha kreu i qeverisë Berisha.
“Refuzimi i tyre dëshmon se ka vetëm zero fakte. Ka zero fakte, sepse prokurori funksionon mbi bazën e fakteve konkrete”, tha Berisha.
...