Sheshi "Skënderbej", Olldashi: MPPTT-ja nuk do të lejojë punimet

Ministri i Transporteve Sokol Olldashi ka reaguar sot pas fillimit të punimeve për rikonstruktimin e sheshit "Skënderbej", duke theksuar se MPPTT-ja nuk do të lejojë zhvillimin e punimeve. Sipas tij, ka pasur një projekt tjetër për rikonstruktimin e sheshit gjë që tani është ndryshuar nga bashkia dhe për të vazhduar me këtë projekt duhet miratimi i tij nga KRRTRSH-ja.
"Përshëndes nxitimin e Ramës pas thirrjes së qeverisë për sheshin por ndryshimet në projekt duhet të kalojnë në KRRTRSH. Ftoj Ramën të dërgoj për miratim në MPPTT planin për rikonstruktimin e sheshit", është shprehur Olldashi.