Lushnje, përplasen motoçikletat, vdes 21-vjeçari
Mbrëmjen e djeshme një aksident mes dy motoçikletave në afërsi të fshatit Goriçaj, i ka marrë jetën një 21-vjeçari dhe dy adoleshentë të tjerë kanë mbetur të plagosur. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:00, vetëm 2 kilometra nga autostrada Lushnje-Fier, në rrugën nacionale "Pushimi i shoferit" në Divjakë. Mariglen Moka, 21 vjeç, ka gjetur vdekjen e menjëhershme si pasojë e përlasjes së motocikletës që ai drejtonte me një tjetër motocikletë. Nga përplasja Moka ka mbetur i vdekur dhe është plagosur rëndë Gerald Kolushi,15 vjeç i cili është transportuar me urgjencë nga spitali i Lushnjes për në spitalin ushtarak në Tiranë, pasi ka marrë ndihmen e parë. Policia e mbërritur në vendngjarje, e ka pasur të vështirë të bëjë konstatimet e rastit të aksidentit, pasi kanë qenë banorët e shtëpive përreth të cilët kanë lëvizur motocikletat nga vendngjarja, për të mos bllokuar trafikun. Sipas pohimeve të dëshmitarëve okularë, motorrat janë përplasur për shkak se njëri prej tyre nuk mbante krahun e duhur për të mos rrëshkitur në ziftin që po lyhej pjesa e rrugës që do të shtrohej me asfalt. Ndërkohë që ruhej për të mos dalë nga rruga, është përplasur me motorrin që vinte përballë, mesa duket edhe mungesa e sinjaleve dhe dritave të mtocikletave. Ndërkohë uniformat blu po plotësojnë dokumentacionin përkatës për t'ia kaluar materialet prokurorisë së rrethit gjyqësor Lushnje.