Shengen, tani më lehtë të marrësh një vizë
TIRANE- Kush do të aplikojë për një vizë shengen në konsullatën përkatëse, tani do ta ketë më të lehtë për ta marrë. Jo vetëm kaq por, nëse kërkesa për vizë do ti refuzohet do ti argumentohet dhe arsye e këtij refuzimi, një veprim i cili nuk është bërë më parë.
Këto janë rregullat e reja të cilat parashikohen në kodin e ri të Bashkimit Europian për vizat. Kodi do të hyjë në fuqi nesër, (të hënën, 5 prill 2010) dhe procedur e marrjes së vizave do të njësohet në të 25 vendet e Shengenit.
Komisarja e BE-së për drejtësinë Cecilia Malmström deklaron se : "Synimi i kodit të ri të BE-së për vizat është të koordinojë procedurën në të gjitha vendet Shengen dhe ta bëjë atë kështu më të lehtë për miliona vetë në të gjithë botën që aplikojnë për një vizë Shengen.”- citon Dojce velle.
Çdo vit rreth 10 milionë vetë marrin një të ashtuquajtur "vizë Shengen" me të cilën mund të udhëtojnë në pjesën më të madhe të vendeve të BE-së si dhe në Norvegji, Islandë dhe Zvicër.
Kodi i ri parashikon që drenda 15 ditësh kalendarike, konsullata e një vendi Shengen duhet t'i japë një datë aplikantit në të cilën ai mund të paraqesë formularin e aplikimit për vizë. Pastaj brenda dy javësh duhet të merret vendimi për dhënien ose jo të vizës.
Zyrtarët e BE-së gjithashtu thonë se formulari i plotësimit për kërkesën për vizë do të jetë më i lehtë dhe më i shkurtër.
Kodi parashikon në parim të mbetet e pandryshuar pagesa prej 60 eurosh për vizë, por do të ketë disa përjashtime. Do të ketë ulje të pagesës për fëmijët 6 deri 12 vjeç, të cilët në të ardhmen do të paguajnë vetëm 35 euro, si dhe janë parashikuar përjashtime për grupe të caktuara aplikantësh.
Jan de Ceuster nga Komisioni i BE-së deklaron se nëse një kandidati i refuzohet viza, kjo duhet shoqëruar dhe me një vendim të argumentuar. Kodi i ri parashikon që duke filluar nga prilli 2011 do të jetë e mundur të ndiqet rruga juridike në të gjitha vendet Shengen, nëse viza refuzohet. Për komisaren e BE-së për drejtësinë Malmström kodi i ri i BE-së për vizat është një hap i rëndësishëm përpara: "Do të kemi një sistem më të drejtë, më transparent dhe më të lehtë për individin dhe me këtë do të kemi edhe një sistem vizash plotësisht të harmonizuar në BE."
Ky Kod nuk vlen për vendet e BE-së që nuk janë anëtare të marrëveshjes Shengen. Pra për Britaninë e Madhe dhe Irlandën, Bullgarinë, Rumaninë dhe Qipron.
(s.g/BalkanWeb)