Sheshi “Skënderbej”, mazhoranca sulmon Ramën
23/04/2010 Kuvendi i Shqipërisë zhvillon punimet e radhës, mungon opozita
Ligjvënësi miraton taksën e përdorimit të tokës shtetërore
Parlamenti i Shqipërisë i zhvilloi punimet edhe dje pa praninë e opozitës, e cila e kishte paralajmëruar disa ditë më parë bojkotin e saj. Në diskutimin e lirë, deputetët e mazhorancës e përqendruan sulmin e tyre politik tek kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, ndaj të cilit përdorën edhe sulme dhe akuza të ashpra. Deputetja e Partisë Demokratike, Mesila Doda, ka arritur deri aty saqë e ka cilësuar liderin e opozitës si të sëmurë mendërisht. “Zoti Rama, është dëshira jote e çmendur për pushtet, është mendja jote e sëmurë që kërkon dhunë. Një popull i përçarë është një popull i humbur. Ky është mesazhi për zotin Rama dhe për atë që ai e quan populli opozitar”, - deklaroi Doda. Pas saj edhe deputeti Flamur Noka, mes fjalës së tij hodhi një seri akuzash ndaj Ramës lidhur me sheshin “Skënderbej”. Për kaosin e krijuar në këtë shesh deputetit tjetri PD-së, Edi Paloka bëri përgjegjës pikërisht Ramën, kryetar i Bashkisë së Tiranës. “Edi Rama u paralajmërua se bllokimi i trafikut të makinave në shesh do të sillte vetëm kaos. Nuk është nevoja të jesh specialist për ta kuptuar këtë. Por pikërisht kjo e bën të rrezikshme atë që ndodhi dje. Sikur një i çmendur të kishte dalë në mes të bulevardit, njerëzit do të qeshnin dhe do vazhdonin rrugën. Por kur ky njeri është kryetari i bashkisë, apo lideri i opozitës, situata ndryshon”, - tha Paloka. Sipas tij, Rama po plotëson kapriçot e tij, që, sipas Palokës, synojnë të pengojnë proceset integruese të Shqipërisë.