Sheshi “Skënderbej” hapet për makinat më 15 nëntor
TIRANE-Sheshi “Skënderbej” do të hapet për automjetet para datës 15 nëntor. Bashkia e Tiranës, e cila po bën ndërhyrjet në sheshin “Skënderbej”, ka nisur asfaltimin e tij dhe tashmë pritet që shumë shpejt ai të hapet edhe për drejtuesit e makinave. Makinat do të përshkojnë një rreth rrotullim të madh, të ngjashëm me atë te Zogu i Zi, ndërkohë që do të ketë rrugë edhe për kalimtarët. Megjithatë, Bashkia e Tiranës ka shpjeguar që ky është vetëm një plan provizor, pasi plani përfundimtar do të kalojë për diskutim edhe me grupet e interesit.
(d.b/BalkanWeb)
(d.b/BalkanWeb)