E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, sekuestrohet 120 kg drogë, në pranga 4 persona

TIRANE-Plot 120 kg kanabis sativa janë sekuestruar gjatë orëve të vona të së shtunës, ndërsa janë vënë në pranga 4 persona, posedues të lëndës narkotike. Aksioni blic i sektorit te antidrogës në policinë e Tiranës është organizuar në oret e vona të mbremjes së të shtunës në zonën e Ndroqit, në periferi të kryeqytetit. Mësohet se një pjese e lëndës narkotike është sekuestruar në një automjet ku udhëtonin 4 personat, ndërsa pjesa tjetër gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e tyre. Aksioni është kryer pas disa muajsh hetime nga ana e specialistëve të sektorit të antidroges në Policinë e Tiranës.

Sipas hetimeve paraprake lënda narkotike ishte e destinuar për shpërndarje në kryqytet. Ndërkaq mësohet se të tjera detaje rreth ketij operacioni policia do të japë gjatë ditës së sotme.

Kjon është sasia e dytë e drogës e madhe sekusteruar në Tiranë në harkun kohor brenda 3 ditësh. Më 27 Tetor një sasi prej 150 kg kanabis sativa u sekuestruan pranë Rinasit mesnatën e së mërkurës dhe orët e para të mëngjesit të së enjtes. Policia e Tiranës bën të ditur se droga është sekuestruar në 3 makina të cilat vinin nga Kruja drejt Tiranës. Gjashtë persona u vunë në pranga, ndërsa 2 të tjerë u shpallën në kërkim në kuadër të operacionit të koduar "Eskorta".

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›