Sheshi, skema e re e trafikut Luljeta Ndoka
Shume shpejt, me masat qe po merr Bashkia e Tiranes, Sheshi Skenderbej do te behet i kalueshem edhe per automjetet. Jo vetem qe do te hapen akse per trafikun, por po shikohet edhe mundesia e nderhyrjeve afatgjata, pikerisht me qellim frymemarrjen e trafikut ne kryeqytet. Drejtori i Pergjithshem i Sherbimeve ne Bashkine e Tiranes, Taulant Zeneli ka dhene detajet ne lidhje me skemen e re te trafikut.
Akset
Bashkia e Tiranes ka intensifikuar punimet per rehabilitimin e sheshit "Skenderbej", per te cliruar trafikun e renduar qe krijohet ne qender te kryeqytetit. Punimet do te mbarojne se shpejti dhe do te krijojne nje aks te qarkullimit te makinave perreth sheshit "Skenderbej". Kjo eshte zgjidhja emergjente per situaten e krijuar dhe Bashkia eshte konsultuar me specialistet e fushes per kryerjen e ketyre punimeve. Drejtori i Pergjithshem i Sherbimeve ne Bashkine e Tiranes, Taulant Zeneli shpjegoi se cfare po behet aktualisht per kete ceshtje. "Bashkia e Tiranes po punon me ritme te larta per rehabilitimin e sheshit Skenderbej. Rehabilitimi ka te beje me ndertimin e aksit te qarkullimit te makinave, per te shfryre trafikun e renduar ketu ne qender te Tiranes, qe mbetet nje burim i vazhdueshem i stresit per qytetaret, dhe i ndotjes se ambientit. Kjo per sa i perket nderhyrjeve emergjente. Nderkohe, specialistet e Bashkise, inxhinieret, po shqyrtojne mundesi te tjera per nderhyrje afatgjata, ne menyre qe sheshi "Skenderbej" te ndihmoje ne trafikun e Tiranes dhe ne krijimin e lehtesirave per qytetaret, dhe te mos kthehet ne nje pengese apo problem per qytetaret", tha dje Zeneli.
Skema
Sipas Zenelit, hapja e sheshit do te behet ne menyre te kontrolluar, duke vendosur sinjalistiken horizontale, vertikale, semaforet. "Keto jane dy anet e bulevardit kryesor dhe ne te gjithe rruget hyrese ne shesh do te kete sinjalistike qe do te komandoje levizjen e trafikut, si te mjeteve te transportit urban, ashtu edhe atij privat", tha Zeneli. Nderkaq, ai u shpreh se Sheshi Skenderbej do te kete hapesira per kembesoret dhe gjelberim. Kryetari i Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha, e ka paralajmeruar nje ndryshim te tille pak kohe pare, duke u shprehur se fatkeqesisht, edhe pasi projekti te perfundonte, situata e trafikut nuk do te permiresohej. "Natyrisht, ne nuk mund t'a kthejme sheshin ne gjendjen e meparshme, por clirimi i perkohshem i trafikut eshte nje urgjence me te cilen po merret Bashkia dhe ekipi im"- eshte shprehur Basha. Ai ka vijuar se paralelisht me kete, do te ecet me nje studim qe do te rishikoje mundesite per nje zgjidhje afatgjate te ceshtjes se trafikut ne sheshin "Skenderbej", qofte kjo edhe me ndertimin e nje nenkalimi me by-pass, me parkime nentokesore. "E rendesishme eshte qe zgjidhja te jete afatgjate, te jete nje zgjidhje e cila respekton ne menyre te plote nevojat e qytetareve sot, por qe i qendron jo vetem 5 viteve te ardhshme, qe te filloje prape puna per t'a germuar, por nje zgjidhje qe i qendron 50 apo 100 viteve te ardhshme", eshte shprehur kryebashkiaku, pas marrjes se mandatit te tij.
Drejtuesit e mjeteve:"Mezi po presim te hapet kalimi, na u nxi jeta"
Drejtuesit e mjeteve, te cilet prej muajsh me radhe vuajne trafikun ne kryeqytet dhe bredhjen kryq e terthor per te gjetur ndonje rruge dytesore nga te kalojne, e kane vleresuar se tepermi nismen per hapjen e dy akseve rrugore qe kalojne drejt qendres. Ata shprehen se, zgjidhja e sugjeruar nga specialistet e bashkise se Tiranes, eshte me e mira, pasi kjo mund te coje ne frymemarrjen e qarkullimit ne Tirane. Sipas tyre, eshte shume e vertete qe Tirana ka vuajtur vazhdimisht rendesen e trafikut, por situata eshte bere akoma me e paperballueshme gjate muajve te fundit, kur u mbyll kalimi per automjetet ne qender. Sipas tyre, lirimi i dy prej akseve qe te cojne drejt qendres, eshte celesi kryesor per permiresimin e situates momentalisht. Levizja ne sheshin "Skenderbej" vijon te jete nje makth jo vetem per kembesoret, por edhe per automjetet. Ne sheshin qendror te Tiranes prej muajsh nuk futet asnje automjet, pasi te gjitha rruget jane mbyllua per shkak te punimeve. Kembesoret vuajne mungesen e semaforeve dhe pluhurit qe ka mbuluar gjithe qendren e Tiranes, udhetaret qe kane zgjedhur transportin publik duhet te bejne dyfishin e rruges per te shkuar ne destinacion.