E Diel, 1 Nëntor 2026

Vidhen stoli ari të dedikuara për yjet e festivalit të Kanës

Stoli të çmuara në vlerë prej më shumë se një milionë dollarë, të bërë nga Chopard, dhe që pritej t’iu jepeshin për përdorim yjeve filmike që do të ecnin në tepihun e kuq në festivalin e filmit në Kanë, janë vjedhur, por çmimi kryesor i festivalit “Palma e Artë” është e sigurt, kanë bërë të ditur zyrtarët.

Hajnat kanë hyrë në dhomën e një të punësuari në fabrikën luksoze zvicerane të orëve dhe stolive që punojnë edhe Palmën e Artë, kanë hapur kasafortën dhe kanë marrë stolitë, trnameton Rel.

Vjedhja ka ndodhur në orën pesë të mëngjesit në hotelin Novotel, në qendër të Kanës.

Chopard është një nga sponsorët zyrtarë të festivalit./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›