E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shet veshkën për të blerë iPad2

Nga Express më 02 qershor 2011 në ora 21:00

Një adoleshent kinez ka shitur veshkën e tij për të blerë një iPad2.

17-vjeçari Xiao Zheng nuk mund të përballonte dot blerjen e tabletit dhe iu përgjigj një oferte online që iu drejtohej njerëzve të shëndetshëm për shitjen e veshkës.

“Doja të blija një iPad, por nuk kisha paratë. U futa në internet dhe pashë një lajmërim për shitje veshke”, u shpreh adoleshenti për një televizion kinez.

Zheng kreu operacionin e rrezikshëm më 28 prill dhe mori rreth 2 mijë euro për veshkën e tij. Me këto para ai bleu një iPad dhe një iPhone.

Policia ende nuk ka rënë në gjurmët e personave që kanë kryer këtë operacion.

Kjo çështje ka shkaktuar polemika në Kinë ku njerëzit ankohen se materializmi po shkatërron moralin e të rinjve. /tch/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›