E Shtunë, 31 Tetor 2026

Man City tërhiqet nga Sanchezi

Nga Express më 02 qershor 2011 në ora 19:47

Asistenti në Manchester City Attilio Lombardo ka bërë të ditur se klubi është i gatshëm të tërhiqet nga interesimi për transferimin e sulmuesit të Udineses, Alexis Sanchez.

City tashmë ka paraqitur ofertë për Sanchezin por Udinese është në bisedime me Juventusin dhe Interin. City beson se 22 vjeçari kilian do të mbetet në Itali.

“Është e vërtetë se kemi përcjell Sanchezin por mendoj se ai i përshtatet më tepër një klub italian” tha Lombardo për Radio Crc. Sanchez konsiderohet si njëri prej futbollistëve të ri më të mirë në botë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›