Trafikimi per prostitucion 13 vjet burg per Hysni Sokolajn
Trafikoi te dashuren per qellime prostitucioni ne Londer denohet nga gjykata me 13 vite burg. Eumlshte munduar me te gjitha menyrat per tu shfajesuar nga gjykata duke ngritur pretendimin se akuzat jane trillime dhe se vajzen e kishte marre per grua. Kerkoj pafajesi akuzat jane te trilluara se une e kisha per grua - deklaroi para gjykates i pandehuri Hysni Sokolaj para se gjykata te shpallte verdiktin perfundimtar te saj. Nje seance me pare prokuroria kerkoi deklarimin fajtor dhe denimin me 20 vite burg dhe 8 milione leke gjobe per te pandehurin ndersa i jane ulur 7 vite nga kerkesa e akuzes prej gjykates. Fillimisht i pandehuri ka qene person nen hetim dhe me pas u mor i pandehur per trafikimin e shtetases E. V. Gjate gjykimit organi i akuzes parashtroi para trupit gjykues provat qe dispononte per provimin e aktivitetit kriminal te kryer nga i pandehuri Sokolaj i hetuar dhe gjykuar ne gjendje te lire pasi eshte liruar nga Gjykata e Larte. Sipas akuzes ne veren e vitit 2001 e demtuara E. V. eshte njohur me te pandehurin Hysni Sokolaj rastesisht ne qytetin e Fierit ku ky i fundit punonte ne ate qytet ne hotel Shkelzeni prone e nje te afermi te tij. Pasi kontaktuan disa here ne telefon E. V. u ftua te pinte nje kafe nga i pandehuri. Dhe pikerisht ate dite qe pine kafe i pandehuri Hysni e ka marre E. V. pa njoftuar te afermit e saj dhe e ka derguar ne qytetin e Durresit. Gjate deklarimeve E. V. ka shpjeguar se ka qendruar ne fillim ne nje hotel ne Durres e me pas tek shtepia e motres se Hysniut. Duke qene se ajo ishte larguar pa dijenine e prinderve ne Durres te afermit e saj jane interesuar dhe kane mesuar se E. V. ndodhej me Hysni Sokolajn ne Durres. Prinderit e E. V. se bashku me vellain e saj pas disa ditesh kane shkuar ne Durres dhe e kane marre te demtuaren. Ndryshe nga cfare i kishte thene Hysniu prinderit e vajzes gjeten ne shtepine e tij ne Durres gruan e Hysniut dhe femijet e tij. Pas kesaj situate te krijuar i pandehuri Hysni e ka marre E. V. nga hoteli dhe e ka cuar tek shtepia e motres se tij ne Durres. Sipas akuzes edhe i pandehuri kur shpjegoi para gjykates tregoi se prinderit e E. V. se bashku me vellain e saj kishin shkuar ne shtepine e tij ne Durres pasi sipas tij mendonin se ai e kishte rrembyer vajzen. Dhe ne fakt keshtu rezultoi sepse ndryshe nga cpretendoi i pandehuri ai shtetasen E. V. e mori ne Durres ne kundershtim me pelqimin e familjes se saj dhe duke e mashtruar ate vete. Ky eshte konsideruar nga akuza si nje nga veprimet kriminale te Hysni Sokolajt ku provohet qarte nje element shume i rendesishem i rekrutimit te E. V. ku me pas vazhdoi me trafikimin e saj ne Belgjike e Angli. Ky fakt u provua edhe nga deshmia e Luljeta Vashes e cila shpjegoi se kur ka shkuar ne Durres te gjeje vajzen e saj tek shtepia e te pandehurit ka takuar ish-gruan e Hysniut Aferditen. Ka qene njohja e Hysniut dhe lidhja e tij me te demtuaren e cila ka sjelle edhe divorcin e mepasshem te tij me te shoqen Aferditen.