E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shëtitorja përgjatë plazhit nuk do të cenohet

30/01/2009  Dako: Nuk do të ketë ndërtime

DURRES- Shëtitorja përgjatë plazhit të Durrësit që shtrihet në anë të bregut të detit nga Ura e Dajlanit deri në Plepa nuk do të cenohet. Pohimet vijnë nga kreu i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, i cili është shprehur se nuk do të lejohet që kjo vijë, e cila shërben si zonë e kuqe të preket nga ndërtimet në Plazh. Fjala është për të ruajtur brezin e rërës në gjerësinë e paracaktuar tashmë dhe që ndahet nga pjesa e ndërtimeve me anë të shëtitores së bërë. Dako ka saktësuar se nuk është dhënë dhe as nuk do të jepet asnjë leje për çdo kërkues që synon të ndërtojë në anë të detit duke cenuar pjesën e shëtitores, e cila tashmë është e shtruar në pllaka dhe ndahet nga brezi i rërës me anë të një brezi të lartë betoni. “Janë tre pronarë toke, të cilët janë kompensuar në këtë zonë, por asnjëri prej tyre nuk do të ndërtojë duke cenuar shëtitoren”,-ka thënë Dako, i cili i është referuar nisjes së një ndërtimi pranë sektorit Apolonia. Dako ka pohuar se nuk është e drejtë e bashksië të gjykojë lidhur me efektivitetin e dosjes së një pronari dhe as me vendimin e kompensimeve. Sipas tij, një nga këta pronarë edhe pse ka një rrip toke brenda hartës së tokës, e cila është pronë e tij nuk është lejuar të ndërtojë ngase do të prishej shëtitorja. “Tek vendi që ne u quajmë “Spiranca” pronari i tokës i ka falur bashkisë një rrip toke ngase ne nuk mund të afronin leje ndërtimi në dëm të shëtitores”,-ka pohuar Dako.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›