E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pengu biznesmen merret nën hetim

30/01/2009  Ndihmoi tre pengmarrësit të kalonin kufirin

TIRANE- Gazmir Leka, personi që u mor pak ditë më parë peng nga tre të rinj, është marrë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda nën hetim për veprën penale të “Dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm kufiri”. Lajmi konfirmohet nga burime pranë kësaj akuze, të cilat thanë se mbas administrimit të provave materiale, rezultoi se shtetasi Gazmir Leka i kishte dhënë ndihmë Andrea Lekës, 28 vjeç, Arselona A. 20 vjeçe dhe Ismail Hamitit, në mënyrë që këta të fundit të dilnin jashtë shtetit, me dokumente të falsifikuara. Duke u nisur nga këto rrethanë përfaqësuesi i Krimeve të Rënda, ka vendosur fillimin e një procedimi të ri, ku shtetasi i marrë peng Gazmir Leka do të hetohet për akuzën e sipërcituar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në datën 17 janar të këtij, ku shkak kryesor mësohet se ka qenë një borxh prej 7 mijë eurosh. Në kohën që Leka ka qenë duke përshkuar rrugën, para tij është ndalur një autoveturë në të cilën, sipas policisë, thuhet se kanë qenë disa persona. Durrsaku është futur në automjetin që tashmë është bllokuar në cilësinë e provës materiale së bashku me dy telefona celularë, ai është mbajtur forcërisht dhe është dërguar në një banesë në Lushnjë, e cila ishte e shtetasit Ismail Hamiti.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›