E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kina ofron dy bursa për studime universitare

30/01/2009  Konkurrimi deri më 2 mars

Nxënësit që mbarojnë këtë vit arsimin e mesëm mund të aplikojnë për marrjen e bursës për studime universitare në Kinë. Nëpërmjet zbatimit të marrëveshjes së bashkëpunimit me këtë shtet në fushën e Arsimit qeveria kineze ofron për nxënësit shqiptarë dy bursa studimi për vitin e ardhshëm akademik 2009–2010. Aplikantët duhet të paraqesin pranë Ministrisë së Arsimit (pranë sektorit të marrëdhënieve me jashtë) këto dokumente: dëftesën e shkollës së mesme ose vërtetimin e notave të tre viteve të para dhe të semestrit të parë të vitit të katërt, të firmosura nga drejtoria arsimore e qarkut ose nga zyra arsimore e rrethit përkatës; kërkesën për studime, ku të specifikohen 3 degë në të cilat aplikanti dëshiron të studiojë; është e nevojshme që në dosjen e konkurrimit për këto bursa të jenë edhe raporti mjekësor; certifikatën e lindjes me fotografi, si dhe katër fotografi të tjera individuale të përmasave 4 x 6. Në bazë të informacioneve të publikuara është përcaktuar që afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve është data 2 mars 2009, më pas nis procedura e përzgjedhjes së kandidatëve fitues. Megjithatë, nxënësit e interesuar mund të drejtohen pranë Ministrisë së Arsimit për të plotësuar më tej procedurën e aplikimit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›