E Diel, 1 Nëntor 2026

Sheva, një shkëmbim mes Milan-Napoli?

Propozohet një shkëmbim i mundshëm në aksin Milan-Napoli. Sipas të përditshmes "Il Roma", po përgatitet një tratativë mes drejtorit sportiv Marino e Adriano Galianit për të sjellë Manuele Blazin te Milani në shkëmbim të Andri Shevçenko. Një marrëveshje befasuese. Mesfushori është lënë mënjanë nga trajneri Reja, që preferon më shumë Paciencan. Vetë Blazi është i gatshëm të shkojë te Milani. Për surprizë, shkëmbimi i mundshëm duket se do të jetë Shevçenko, i cili ka zhgënjyer te Milani, ku ka gjetur pak hapësirë.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›