E Diel, 1 Nëntor 2026

Bolt: 100 metërshi, ishte një bast

Xhamajkiani ka qenë një nga heronjtë e Pekin 2008, ku ka fituar tri medalje të arta, në 100 e 200 metra dhe në stafetën 4x100, duke vendosur po aq rekorde botërore. 22-vjeçari e kishte filluar karrierën i specializuar në 200 metrat. Më pas në 2008 ka vendosur të provojë distancën më të shkurtër dhe ka qëlluar menjëherë në shenjë. Si fillim ka thyer rekordin e bashkëkombësit Asafa Pauell me 9"72‘, më pas në Olimpiadë me 9"69: "Unë dhe trajneri im kishim bërë një pakt vitin e shkuar". Pikërisht një fakt i tillë ishte një bast mes tij dhe trajnerit.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›