E Diel, 1 Nëntor 2026

Shevalier: “Eulex-i, misioni më i rëndësishëm i BE-së”



Këshilltari i posaçëm i ministrit të Jashtëm të Francës, Erik Shevalier, gjatë një interviste u shpreh se ndihma e EULEX-it për Kosovën në fushën e rendit dhe të ligjit do të bëhet nën ombrellën e gjerë të Rezolutës 1244. Sipas tij, dallimet në BE rreth njohjes së pavarësisë së Kosovës kanë shtruar nevojën për mbikëqyrjen e OKB-së. Shevalier ka ndihmuar në procesin e bisedimeve me Prishtinën për planin gjashtëpikësh si i dërguar i ministrit të Jashtëm francez. Ai u shpreh se fakti që EULEX-i është shtrirë në të gjithë Kosovën është dëshmia më e mirë se ka një perspektivë pozitive për të gjithë në Kosovë. Shevalier shtoi se BE-ja dhe EULEX-i do ta ndihmojnë këtë perspektivë. Ai tha gjithashtu se EULEX-i, si një mision civil, më i rëndësishmi ndonjëherë nga BE-ja, është sinjal i përkushtimit të BE-së për Ballkanin.

Holanda: Serbia në BE, kur të dorëzojë Mlladiçin

Ratifikimi i Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit mes BE-së dhe Serbisë është kundërshtuar sërish nga Holanda. Edhe pse Beogradi ka shënuar një përparim në bashkëpunim me Gjykatën e Hagës, sipas Holandës me rëndësi është dorëzimi i të kërkuarit për krime lufte Ratko Mlladiç. Raporti i kryeprokurorit të Tribunalit të Hagës, Serzh Bramertz, pavarësisht elementeve pozitivë, nënvizon se nuk bëhet fjalë për një bashkëpunim të plotë. Në këtë raport, kryeprokurori Bramertz nënvizon faktin se i shumëkërkuari Ratko Mlladiç është ende në liri. Raporti u dorëua në Këshillin e Sigurimit, - ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Holandës, Bart Rijs. Sipas tij, dëshmia më e mirë për bashkëpunim të plotë do të ishte arrestimi dhe dorëzimi i gjeneralit të serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiç.

17 Dhjetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›