Greqi, Karamanlis: “Manifestuesit janë armiq të demokracisë”
Kryeministri u bëri ftesë për reformimin e sistemit të pranimit në universitete. Athinë, të rinjtë uzurpuan në mënyrë paqësore televizionin publik
Protestuesit janë armiq të demokracisë. Kështu i ka cilësuar të rinjtë protestues kryeministri i Greqisë Kostas Karamanlis. Megjithatë, ai, përveç kritikave të ashpra, i ftoi ata të reformojnë së bashku sistemin e pranimit në universitete. Shefi i qeverisë i përcaktoi si “armiq të demokracisë” ata që shkaktuan trazira dhe dhunë gjatë manifestimeve. Para dy ditësh, opozita e konsideroi vetë qeverinë shkaktare të të gjitha trazirave që po ndodhnin në vend. Kryetari kryesor i opozitës, Jorgos Papandreu, u shpreh se problemet me të cilat ndeshet aktualisht Greqia janë të atij niveli sa pritej të kishte reagime nga shoqëria, veçanërisht nga rinia. “Duhet të kthehet besimi në popull, besimi te mënyra si vepron qeveria, duke eliminuar së pari korrupsionin në nivelet më të larta, duke sjellë transparencën dhe në të njëjtën kohë duke analizuar me kujdes disa nga problemet sociale që ndeshim dhe duke krijuar një ndjenjë solidarizimi me të gjitha segmentet e shoqërisë që tani po vuajnë si rezultat i krizës ekonomike dhe hendekut gjithnjë e më të madh të pabarazisë ndërmjet të pasurve dhe të varfërve”, - është shprehur Papandreu. Rreth 50 studentë uzurpuan dje në mënyrë paqësore selinë e televizionit publik grek në Athinë dhe protesta e tyre u transmetua direkt për një kohë të shkurtër. Të rinjtë kishin si objektiv të liroheshin protestuesit e tjerë të arrestuar nga policia. Ditë më parë, grupe të tjera manifestuesish kishin ndërhyrë, po në mënyrë paqësore, në redaksi të tjera radiosh e televizionesh. Si pasojë e një sulmi të një grupi të rinjsh në komisariatin e një lagjeje rezidenciale të Athinës, ka mbetur i plagosur lehtë një agjent policie. Të rinjtë, të veshur me kapuçë, hodhën edhe “molotov” kundër zyrave, ndërsa policia u kundërpërgjigj duke lëshuar gaz lotsjellës me qëllim shpërndarjen e grupit. Demonstruesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Kostas Karamanlis dhe anketat tregojnë se ekziston një pakënaqësi në shkallë të gjerë ndaj reagimit të qeverisë ndaj protestave. Ndërkohë, Karamanlis, partia e të cilit ka një shumicë fare të ngushtë në Parlament, i ka hedhur poshtë thirrjet për dorëheqje apo për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme dhe ka kërkuar bëshkëpunim më të ngushtë me ta për të gjetur një zgjidhje.
17 Dhjetor 2008