Mançini: “Fitoret? Mendoj për ato që na presin”

Albania Sport (AS) - Tashmë nuk përbën një surprizë. Madje po kthehet në një traditë të madhe. Roberto Mancini dhe Interi i tij prej 23 takimesh vazhdojnë të jenë të pathyeshëm, ku 12 fitore rresht i përkasin kampionatit. Fitorja 2-0 me Empolin vlejti për të arritur në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë dhe duket se zikaltërit edhe këtu nuk njohin asnjë konkurrencë. Vetëm fitojnë. "Jemi në gjysmëfinale dhe kjo më jep një kënaqësi të madhe, - komenton Mancini. Të dielën Inter do t'i rikthehet kampionatit me shpresën për të thelluar rekordin. "Të dielën nisin ndeshjet e fazës së dytë. Kemi gjashtë ndeshje të komplikuara, përfshi edhe dy në Kupën e Italisë. Një cikël të tmerëshëm dhe impenjativ".