Shevchenko, oferta nga Arabia e SHBA-të

Pasi i dha fund eksperiencës me përfaqësuesen ukrainase dhe me Dinamo Kievin, Andriy Shevchenko po mendon për ekipin e ri. Ish futbollisti i Milanit dhe Chelseat ka oferta nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe nga Shtetet e Bashkuara Arabe.
“Ai po mendon, është duke biseduar me familjen. Ai ka oferta nga Arabia e Amerika, por ka biseduar edhe me shokun e tij, pronarin e Chelseat, Roman Abramovich”, ka thënë drejtori ekzekutiv i Dinamos, Rezo Chokhonelidze.
35 vjeçarit i ka përfunduar kontrata me klubin ukrainas dhe po mendon ta përfundojë karrierën jashtë Evropës.