Schalke transferon Barnettan

Schalke ka informuar përmes uebfaqes së vetë zyrtare se e ka transferuar Tranquillo Barnettan nga Bayer Leverkuseni.
Mesfushori ofanziv ka nënshkruar kontratë trevjeçare, deri në qershor të vitit 2015, me klubin e ri.
“Ne jemi të lumtur që Tranquillo vendosi të na bashkohet. Ai ka kualitete të larta, me shkathtësi dhe gjithanshmëri, të cilët i ka vërtetuar në kohën kur luajti në Leverkusen dhe për Zvicrën”, ka thënë drejtori gjeneral i Schalkes, Horst Heldt.
27 vjeçari i ishte bashkuar Leverkusenit në vitin 2004 nga akademia e St. Gallenit. Ai ishte huazuar në Hannover, në sezonin e parë në Gjermani.