Lucio, dy vjet në Juventus

Ashtu siç pritej, pasi i dha fund eksperiencës në Inter, futbollisti brazilian Lucio iu bashkua Juventusit.
Qendër mbrojtësi me përvojë të mërkurën i ka kaluar me sukses vizitat mjekësore, për të nënshkruar më pas një kontratë dyvjeçare me kampionin aktual të Italisë.
Ish futbollisti i Bayern Munichut ndihet i lumtur që iu bashkua klubit më të madh italian, me të cilin, gjatë periudhës sa do të jetë pjesë e tij, synon të fitojë trofe, duke filluar nga Superkupa e Italisë, ku Bianconerët do të luajnë me Napolin, këtë verë.