Miqësia Casillas-Xavi, shqetëson Mourinhon

Të dy futbollistët ishin shokë që kur ishin fëmijë, por miqësia e tyre ishte vënë në testim gjatë përballjeve të nxehta ndërmjet Barçës dhe Realit, në vitet e fundit. Ata menaxhuan mjaft mirë parandalimin e çdo konflikti ndërmjet të dyja ekipeve në fushë.
“Iker kishte probleme me Mourinhon për shkak të miqësisë së tij me Xavin. Këto probleme u bënë publike sezonin e kaluar dhe çdokush i di këto. Xavi e Iker nuk e kanë ndërmend kurrë që ta ndërpresin shoqërinë e tyre”, ka thënë babai i Xavit për Com Radio.
- “Nëse nuk do të ishin Xavi, Casillas e Vicente del Bosque, Spanja nuk do të shkonte aq larg. El Clasico-t kanë momente te vështira, por marrëdhënia ndërmjet Xavit e Casillasit shkon më larg. Ai kishte zënka me Arbeloan, Xabi Alonson e Sergio Ramosin, por me Ikerin kurrë”, vazhdoi ai.