E Shtunë, 31 Tetor 2026

Villas-Boas, entuziast për punën e re

Andre Villas-Boas ndihet i privilegjuar që u bë menaxher i ri i Tottenhamit. Disa javë spekulime morën fund të martën, kur trajneri portugez u bë pasardhës i Harry Redknappit, i cili e la klubin nga White Hart Lan, muajin e kaluar.

Villas-Boas e ka vendosur të zezën mbi të bardhë deri në qershor të vitit 2015 me Spurs, ku ai shpreson të ketë sukses, për dallim nga eksperienca e shkurtër dhe dështuese në Chelsea.

34 vjeçari ishte shkarkuar nga Blues sezonin e kaluar, pasi kaloi vetëm 8 muaj nga kontrata e tij trevjeçare. “Tottenham Hotspur është klub i madh me traditë dhe me tifozë fantastikë, në Angli dhe jashtë saj”, ka thënë ish trajneri i Portos për uebfaqen zyrtare të klubit.

- “Ndihem i privilegjuar të jem trajner i këtij klubi. Për mua, kjo është njëra prej detyrave më nxitëse si trajner, në Premierligë. Kisha biseda me pronarin dhe bordin dhe u përputhën mendimet për përparimin e klubit në të ardhmen. Çdo trajner i botës do të donte të punojë në këtë klub dhe së bashku, besoj se mund të kemi suksese në sezonet e ardhshme”, vazhdoi Villas-Boas.

Kurse, pronari i Tottenhamit, Daniel Levy, s’ka dyshim se Villas-Boas është njeriu i duhur për ta udhëhequr klubin e tij. Njëri prej objektivave të parë të portugezit tek Spurs është që të mundohet t’i mbajë yjet e ekipit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›