Shezai Rrokaj dorëzon kandidaturën për degën e Tiranës
18/06/2010 Zgjedhjet e brendshme të LSI-së
Dekani i Fakultetit Histori-Filologji, Shezai Rrokaj, është bërë pjesë e garës së brendshme zgjedhore të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Rrokaj i ka dorëzuar sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së, Luan Rama, kërkesën për kandidimin për kryetar të LSI-së për Tiranën. Kandidati ka thënë se kryeqyteti dhe LSI-ja meritojnë një drejtim në shumë dimensione, ku kontributi i të gjithëve është mjaft i rëndësishëm. Duke bërë publike disa nga pikat e platformës së tij për zgjedhjet e brendshme në parti, Rrokaj tha se synon të shndërrojë Tiranën në bastionin kryesor të LSI-së, çka do të shprehet gjatë zgjedhjeve lokale, që do të zhvillohet vitin e ardhshëm. Kandidati për drejtues i degës së Tiranës, deklaroi se në programin e rij rëndësi të veçantë do të marrë riorganizimi i LSI-së në Tiranë, në të 11 njësitë që ajo ka, dhe mbulimi i gjithë territorit me organizata të partisë, rigjallërimi i gjithë anëtarësisë së LSI-së dhe prurjet e reja. Ai theksoi zhvillimin e zgjedhjeve në të gjitha njësitë dhe pastaj përcaktimi i detyrave në përputhje me kryesinë dhe me gjithë lidershipin e partisë për të dalë fitues në zgjedhjet vendore. Nga ana e tij, sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes, Luan Rama, tha se kandidimi i Rrokajt është shenjë e angazhimit intelektual dhe qytetar për të kontribuar në politikë, që politika të fitojë dimensione qytetare, të fitojë peshë intelektuale, por dhe integritetin e njerëzve që bëjnë politikë. Data 20 qershor përkon me afatin e shpalljes së kandidaturave, ndërkohë që më 26 shtator do të mbyllet me zgjedhjen e drejtuesve të rinj.
Kandidatët
Deri ditën e djeshme, në sekretariatin e LSI-së janë regjistruar dy kandidatura për degën e Tiranës. Përveç Shezai Rrokajt, kërkesën e ka paraqitur zyrtarisht pak ditë më parë Edmond Panariti. LSI-ja thekson se procesi zgjedhor, që do të bazohet në parimin “një anëtar, një votë”, do të jenë i hapur dhe transparent, duke siguruar pjesëmarrje konkurruese.