Diplomat e Juridikut, dyshime se në rjet janë të implikuar e sekretaret
18/06/2010 Task-Foca bllokon edhe një llogari bankare
TIRANE- Katër personat e arrestuar nga njësia hetimore Task-Forcë, dyshohet se kanë bashkëpunuar edhe me punonjës të administratës civile të Fakultetit të Drejtësisë. Ky dyshim që hetuesit ngrenë, argumentohet me faktin se në disa prej diplomave të sekuestruara në cilësinë e provës materiale është konstatuar numri i amzës së personit. Kjo sipas hetuesve mund të vendoset vetëm nga sekretaria e fakultetit, nënëpunëse këto që shumë shpejt do ti nënshtrohen pyetjeve të hetuesve me qëllim sqarimin e pozicicionit të tyre në skemën e zbuluar së fundi nga organet hetimore. Duke ju referuar burimeve pranë organit të akuzës, mësohet se personat e ndaluar Medat Kasa, 54 vjeç, Anai Muca, 46 vjeç, Adriatik Koçi, 45 vjeç, dhe Fadil Gurri, 43 vjeç këtë veprimtari e kanë ushtruar për disa muaj me radhë, por prokurorët ndaj tyre kanë mundur të faktojnë vetëm dy raste. Rasti i fundit, ku dhe të sipërcituarit u arrestuan nga policia, ka qënë i infiltruar një agjent i cili u ka kërkuar personave të vënë nën hetim se interesohej për një diplomë të Fakultetit të Drejtësisë. Shumë shpejt, të ndaluarit janë vënë në lëvizje me qëllim gjetjen e dokumentacionit ku një pjesë të lekëve ata e derdhin në bankë, për çështje sigurie. Mësohet se aktualisht llogaria bankare e katër të ndaluarve është vendosur nën masën e sekuestros, por burimet spranuan të tregonin shumën financiare që ndodhet në të.