E Diel, 1 Nëntor 2026

Albert Gjyla, nuk e njoh Aldo Baren si portret dhe ushtarët e tij

18/06/2010 Vrasja e Demirit, dëshmitari okular përmbysë të dhënat e para

TIRANË – Procesi gjyqësor kundër të pandehurve që akuzohen se kanë kryer krime në emër të bandës së Lushnjes dhe për llogari të Aldo Bares, është drejt fundit. Radhën e provave e ka mbrojtja,e cila dje solli në gjykatë dëshmitarin Albert Gjyla. Ka qenë i pranishëm në momentin kur është vrarë biznesmeni maqedonas Xhevat Demiri, në sy të fëmijëve dhe bashkëshortes, në gusht të vitit 1997, por mohoi të ket njohur ndonjë nga ata që qëlluan. “ Unë ditën e ngjarjes të cilën si datë nuk e mbaj mend isha duke u kthyer nga Kavaja. Dola në rrugë dhe tek këmbët më ndalon një furgon. Pashë që ishte Xhevat Demiri me gruan dhe fëmijët. Në vendin e pasagjerit në fillim ishte dhe Benet Gjyla. Unë e njoh atë pasi e kisha komshi. Më ftoi të hipja në makinë për të ikur. U futa bashkë me djalin dhjetë vjeç edh epse pashë që furgoni nuk ishte i përshtatshëm, pasi ai e përdorte për tregti”, tha Albert Gjyla. Më tej ai shtoi se në hyrje të Lushnjes tek kthesa e Blerimit, Xhevatit i dalin përpara dy djem të armatosur dhe të maskuar, që i bëjnë shenjë për të ndaluar. “Xhevati para se të ndalonte tha se sot paska shumë patrulla policie. Ata që e ndaluan ishin dy djem me trup mesatar. Unë nuk i njoha se ishin të maskuar dhe me rroba me lara. Biseduan rreth pesë minuta me të dhe më pas dëgjova një të shtënë. Dua të theksoi s enuk jamë në gjendje të trëegoi se ishte një e shtënë e vetme, apo bresheri të shtënash. Nga frika mbështolla djalin dhe ulëm kokën”, vazhdoi ai. Dëshmitari tha se bashkë me ata që qëlluan ishte një i tretë që i priste tek makina benz ngjarë gri e vendosur rreth 30 metra para makinës së viktimës, por nuk kishte arritur që ta njihte. Ai tregoi se nuk e kishte parë atë ditë Arben Boriçin, por nuk përjashtoi mundësinë e të qënit, pasi ata që qëlluan ishin të maskuar. Po kështu tha se nuk e ka njohur asnjëherë Aldo Baren si portret dhe djemtë e tjerë. Me dëshminë e tij, Albert Gjyla kundërshtoi deklarimet e dhëna nga bashkëshortja e Xhevat Demirit, Mimoza Demiri. Ka qenë kjo dëshmitatre, e cila i ka treguar gjykatës për autorëte vrasjes duke bvënë gishtin mbi Arben Boriçin, Ilir Stërgun dhe Afrim Hoxhën. Po kjo dëshmitare është shprehur se këta të pandehur ditën e ngjarjes në gusht të vitit 1997, janë njohur edhe nga Albert Gjyla, i cili dje deklaroi të kundërtën.

Mimoza Demiri, burrin ma vrau Aldo Bare

Në datë 14 prill 2010, gruaja e viktimës Xhevat Demiri, Mimoza Demiri, nëpërmjet videokonferencës do të akuzonte dirket Aldo Baren dhe tre ushtarët e tij, Arben Boriçi, Ilir Stërgu dhe Enver Dondollaku, si ekzekutor të bashkëshortit. Ka fituar statusin e dëhsmitares së mbrojtur, e për këtë arsye u pyet me dyer të mbyllura. Në 3 gusht 1997, sipas saj Aldo Bare i vrau burrin në sy të fëmijëve. Ndërsa Arben Boriçi ka qenë në rolin e shoferit tëmakinës që i ka tërhequr pas krimit. Sipas saj bashkëshortin bare ia vrau, pasi ishte shokë i Asrtur Dajes dhe për ta larguar nga tregtia.

Gjykata, “detyrim për paraqitje” për Erion Korinin

TIRANË- Dhunoi të fejuarën, e shtyu drejt vetvrasjes dhe dje është lënë i lirë nga gjykata. Erion Korini do të paraqitet dy herë në muaj në policinë gjyqësore, duke u hetuar në gjendje të lirë për akuzën e “shtytjes drejt vetvrasjes”. Këtë vendim e mori dje gjyqtarja Rezarta Vigani. Ndërkohë që bëhet e ditur se vet Korini është shprehur se nuk ka bërë veprime të dhunshme me të fejuarën, pavarësisht mosmarrveshjeve që kanë patur kohët e fundit. Gjykata ka marr parasysh kërkesën e prokurorit, për ta lënë në “detyrim paraqitje”, këngëtarin. Tre ditë më parë ai u vu në pranga pasi rrahu dhe shtyu drejt vetvrasjes të fejuarën Marvina Stefa. Gjithçka sipas Korinit ka ardhur nga xhelozia. Ai është shprehru se kishin gati një muaj që mes tyre nuk po funksiononte bashkëjetesa. Nga ana e prokurorisë është vërtetuar fakti s enë momentin, kur këngëtari ka ushtruar dhunë fizike ndaj të fejuarës ka qenë i dehur. Konsumimi i tepërt i alkoolit, ka bërë që Korini të rris “dozën” e dhunës ndaj të fejuarës, deri në atë mas sa ajo të merrte hapin e rëdnë për tu vetvrarë. Po kështu Ka qenë vet Korini ai që ka lajmëruar forcat e policisë për të parandaluar një tragjedi.

A.Ç

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›