E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shfaqet Aleksandri në klipin e Eneida Tarifës

 

Regjisori i njohur i klipeve më të mira shqiptare, që përmendet aq shumë në rrethet e artistëve, është një mister për publikun shqiptar. Por nëse keni parë klipin e fundit të Eneida Tarifës, “Thurje”, duhet t’ju kenë zenë sytë edhe regjisorin e njohur maqedonas. Ai është pikërisht kitaristi, që shfaqet në disa momente gjatë kësaj kënge duke performuar në kitarë. Por cila ka qenë arsyeja që nxitën Aleksandrin të shfaqej në klipin e këngëtares Eneida Tarifa, ky mbetet ende mister, po aq sa ka qenë Aleksandri deri më sot. Për regjisorin dihet vetëm, që jeton dhe punon në Maqedoni dhe është autor i klipeve më të mira të këngëtareve si: Adelina Ismajli, Soni Malaj, Zanfina Ismajli, Tuna, Ermal Fejzullahu, Anjeza Branka e shumë të tjerë. E natyrisht kjo është hera e parë, që ai i prezantohet publikut në një mënyrë shumë interesante.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›