Valton Krasniqi: “E vërteta e puthjes me Adelina Ismajlin në Ulqin”
Disa foto amatore të shkrepura para dy javësh në Ulqin dhe të shpërndara në të gjitha mediat nga një djalë nga Prishtina, kanë ngritur alibinë për një lidhje të mundshme intime midis këngëtarit Valton Krasniqi dhe Adelina Ismajlit. Por kjo nuk është besuar nga askush, ndërsa nuk është gjetur asnjë ngjashmëri midis Adelina Ismajlit, dhe vajzës që shihet në foto. Madje është mohuar dhe nga vetë këngëtari, i cili sqaron se Adelinën e ka thjesht shoqe, dhe e ka takuar në Ulqin ato ditë. Ai ka treguar për “Panorama Plus” se vajza e fotografuar afër një hoteli në Ulqin, është një modele 20-vjeçare që jeton në SHBA, të cilën ai e ka përzgjedhur për klipin e ri “Albania girl’s”.
Fotografitë e shkrepura në Ulqin
Këngëtari kosovar ndoshta ka rënë në një kurth, që siç pohon dhe vetë nuk e merr dot me mend se kush mund t’ia ketë stisur. Bëhet fjalë për këto foto, që u janë dërguar nga e njëjta adresë e-maili të gjitha mediave kosovare dhe atyre shqiptare. Dërguesi shkruante se para dy javësh kishte parë në Ulqin, Valtonin nën shoqërinë e Adelina Ismajlit, të dy në makinën e këngëtarit në orët e vona të natës. Personi që ka dërguar këtë e-mail, pohonte se i ka ndjekur plot dy orë artistët, ndërsa ka parë se ata kanë ndalur në një hotel në Ulqin. Ndalesa e tyre i ka dhënë mundësinë t’i fotografonte fshehur, porsa ata kanë qenë duke biseduar në errësirë, dhe pastaj duke u puthur.
Valtoni: “Vajza është modele kosovare”
Por nga ana tjetër Valton Krasniqi, ka dashur ta mohojë kategorikisht faktin se vajza me të cilën është fotografuar është Adelina Ismajli. Për “Panorama Plus”, ai pohoi se, “ Adelina kishte qenë në Ulqin ato ditë, ishin takuar por ajo ishte nisur për në Kosovë 2-3 ditë më parë asaj nate. Vajza me të cilën jam fotografuar në fakt është një modele kosovare, 20 vjeçe që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Jam takuar me të atë natë në Ulqin, pasi kemi biseduar që të jetë një ndër vajzat e klipit tim të ri “Albanian girl’s”, sqaron Valtoni. Por edhe pse fotot tregojnë në fillim një bisedë te qetë, pastaj të japin idenë se ai i afrohet ta puthë, Valtoni mohon po ashtu të ketë krijuar një lidhje intime me vajzën e re”.
Valtoni gënjeshtar?
Ndërkaq mediat e kanë komentuar këtë si një rrengë të vetë Valtonit, për të tërhequr vemëndjen e tyre, dhe për t’u marrë me të. Madje, ato e kanë konsideruar një lloj shantazhi të tij ndaj mediave kosovare dhe atyre shqiptare, duke provuar që të dërgojë foto ku ai shihet duke u përqafuar me një vajzë. Nëpërmjet një të afërmi të tij, thuhet në gazeta, ai ka dërguar foto nëpër mediat e përditshme, duke thënë se vajza në foto është Adelina Ismajli. Mirëpo, për një javë gazetarët e kanë hulumtuar këtë rast dhe kanë vërtetuar se ky është vetëm një shantazh, për të tërhequr vëmendjen e mediave, duke i nxitur ato të merren më të.
Klipi “Albanian Girl’s”
Modelja kosovare që shihni në foto, është vetëm një nga vajzat që Valtoni ka përzgjedhur për t’i pasur figurante të klipit të tij të ri “Albanian girl’s”. Është një klip, ku u këndohet vetëm vajzave shqiptare nga djemtë që i adhurojnë ato. Do të jetë një këngë krejt trullosëse, singëlli me kolazhe në bashkëpunim me të tjerë këngëtarë. Po cilët do të jenë ata? Le të mbetemi në pritje. Ajo që dihet deri tani është se ka vendosur të na e ndryshojë humorin dhe atmosferën. Do t’i rikthehet ritmit, që e karakterizon në muzikën e tij në klipet “My love” dhe “Mos më provoko”. Natyrisht që ky është një klip veror, ku ka shumë topmodele të tjera supersexy dhe të veshura me rroba banje, që shfaqen në një det të qetë dhe rërë të nxehtë.