E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shfaqet dokumentari kushtuar Ndre Mjedës

 

"Andrra e jetës" shfaqet sot për publikun shkodran. Pas një periudhe të gjatë xhirimesh e postproduksioni, sot në orën 20:00, në Kinema "Millenium" në Shkodër, do të shfaqet filmi dokumentar, kushtuar poetit dhe klerikut Ndre Mjeda. "Andrra e Jetës" vjen me skenar të studiuesit të njohur të Mjedës, Mentor Qukut, regji të Gjovalin Gjonit dhe producent Dom Nikë Ukgjini, autor i pesë filmave dokumentarë. Filmi i cili do jetë 30 minutash përveç frymës dokumentare, ka edhe një linjë të rindërtuar me aktorë. Xhirimet e dokumentarit janë zhvilluar jashtë vendit, ku Mjeda ka bërë studimet filozofike dhe teologjike si në Chatenau des Alleux, pranë Lavalit në Francë, në Kraljevicë të Dalmacisë ku ka përfunduar studimet filozofike,(1887-1877), në Krakova të Polonisë, ku përfundoi studimet teologjike (1887-1895) etj. Ndërsa, brenda vendit është xhiruar në Shkodër ku ai ka lindur dhe është rritur, pastaj në Mjedë dhe fshatrat për rreth të Vau të Dejës etj. Xhirimet e kulmore të filmit janë realizuar në famullinë e Kuklit, në komunën e Bushatit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›