Shfaqja "Gjashtë personazhe kërkojnë autor", në Teatrin Kombëtar
Në kuadrin e aktiviteteve "Italia dhe Shqipëria 2010, dy popuj, një det, një miqësi", në Teatrin Kombëtar do të jepet shfaqja "Gjashtë personazhe kërkojnë autor", e vënë në skenë nga regjisori Mehmet Xhelili.
Kjo është një nga veprat komedi më të mira të autorit italian Luigi Pirandello, e cila vihet në skenë për herë të parë në Shqipëri. Skenografia e kësaj shfaqjeje është përgatitur nga Genc Shkodrani, dhe kostumografia nga Anila Zajmi. Vepra do të vihet në skenë në ditët në vijim nga një kastë e zgjedhur aktorësh, ndër të cilët Fatos Sela, Marjeta Ljarja, Fadil Kujofca etj.