E Diel, 1 Nëntor 2026

Shfrytëzimi i sipërfaqes pyjore, antenat nuk e kanë shkelur ligjin



Në bazë të Ligjit 8906 “Për zonat e mbrojtura”, kategori ku hyn edhe mali i Dajtit, ndërtimi i kullës metalike që lëshon sinjalin e Televizionit Vizion Plus nuk përbën asnjë shkelje të ligjit, si p.sh., “prerja e drurëve dhe shkurreve dhe ndërtime të çdo lloji që dëmtojnë mjedisin”. Leja e tretë është ajo e Komisionit për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave. Sipas kësaj shkrese, zona është pasuri e shtetit dhe nuk ka pretendime pronësie. Kërkesa e fundit i është drejtuar Ministrisë së Mjedisit, e cila kthen përgjigje zyrtare se “në malin e Dajtit nuk jepen leje të këtij lloji, pasi ai është park kombëtar dhe mbrohet me ligj”. Sipas të dhënave, televizionet e tjera që kanë antena të instaluara aty jo vetëm që nuk e kanë këtë leje, por nuk disponojnë as lejet e tjera. Të njëjtën përgjigje morëm dhe nga Drejtoria e Mjedisit, organi kompetent që shqyrton çdo propozim për veprime mbi zonat e caktuara si mjedisore. Kjo është e vërteta për këtë antenë të Vizion Plusit, që nuk e ka herën e parë që sulmohet nga rivali i tij, TV Klan. Që në krijimin e kësaj medie, drejtuesit kanë bërë kërkesë pas kërkese për t’u pajisur me licence kombëtare, në bazë të standardeve që plotëson. Dhënia e saj sigurisht që nuk mori miratimin e z. Frangaj, që u përpoq me çdo mënyrë që të pengojë shtrirjen e sinjalit të Vizion Plusit në të gjithë vendin, aty ku arriti ndonjëherë i ashtuquajturi “kombëtar” TV Klan. Pronari i këtij televizioni vazhdoi me sulmet e tij të radhës edhe pas marrjes së Licencës Satelitore Kombëtare nga Televizioni Vizion Plus. Licenca është marrë në datën 18 shkurt 2008 dhe ka marrë formë të prerë pas botimit në Fletoren Zyrtare më 1 prill 2008. Por Televizionit Vizion Plus nuk i caktohen frekuencat që janë të lira për transmetim, edhe pse në bazë të Ligjit 8410 “Mbi Radio Televizionin”, KKRT-ja ka detyrimin ligjor që të përcaktojë me përparësi frekuencat përsëritëse ose ritransmetuese për televizionet publike ose private të licencuara tashmë. Në këtë kategori është futur edhe Televizioni Vizion Plus kur është pajisur me Licencën Satelitore Kombëtare. Madje frekuencat nuk janë caktuar as në mbledhjen e fundit, ku përkrahësit e klanit “Frangaj” votuan kundër. KKRT-ja ka në fakt një background të qartë për këtë problem. Ish-kryetari Ledi Bianku ka paditur në prokurori paraardhësin e tij për vonesa në caktimin e frekuencave të Televizionit Alsat, që ka licencën satelitore. Në të njëjtën situatë është edhe Televizioni Vizion Plus, që e ka të fituar betejën ligjore për një fakt shumë të thjeshtë. Pavarësisht kokëfortësisë së klaneve, ligji është në anën e së drejtës. Në vend që shteti të ofrojë një rrugë kompromisi për të rregulluar këtë ngërç të medias private që ai vetë e ka pranuar dhe toleruar deri sot, kërcënon. I kujtojmë zyrtarëve shqiptarë se ky konflikt i ri që kanë hapur me të gjithë operatorët televizivë në vend, mund të zgjidhej shumë më lehtë nëse do të hartohej një plan urbanistik që do të rregullonte ekzistencën e tyre. Me këtë fadromë e këto veprime gjithkush mund të kuptojë se zyrtarët e lartë nuk duan dhe jo nuk mundin.

21 Prill 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›