E Diel, 1 Nëntor 2026

Shfrytëzoi vajzat e mitura për prostitucion burg babait e 2 pedofileve

KORCE- Gjykata e Korcës ka lënë në burg Pëllumb Mulljan, babain 51 vjecar i cili dyshohet se ka shfrytëzuar për prostitucion për qëllime përfitimi dy vajzat e tij të mitura 8 dhe 10 vjece. Në arrest me burg janë lënë dhe Andrea Nameti 62 vjeç, edhe Skënder Korollari 35 vjeç, ndërsa është lënë në arrest shtëpie Nevruz Kollani 79 vjec.

Skandali i shfrytëzimit të të miturave për prostitucion, është zbuluar nga policia e Korcës pas një hetimi 3 mujor, i cili u mbyll dy ditë më parë me operacionin e koduar “Xhunior”.

Sipas policisë, babai i jepte vajzat tek klientë në moshë të madhe kundrejt një pagese. Shfrytëzimi, kishte nisur pas divorcit me gruan e tij.
Sipas hetimeve babai kishte nisur shfrytëzimin e minoreneve në 2004, kur vajzat kanë qenë në moshën 8 dhe 10 vjeç dhe kishte vazhduar deri në 2006.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›