E Diel, 1 Nëntor 2026

Endrra për Milioner prangos 5 adoleshentë gjobitën biznesmenin

SHKODER-  Endrra për milioner ka përfunduar keq për 5 adoleshentë të cilët në vend të parave kanë parë prangat në duar.
Një 18 vjecar dhe 4 shokë të tij të moshës 16 – 17 vjecare kanë kërcënuar një biznesmen me jetën e tij nëse ky i fundit nuk do ti jepte 80 mijë euro.
Policia e Shkodrës informon se të rinjt janë arrestuar në flagrancë në momentin kur kanë marrë në dorë 80 mijë euro.

Sipas policisë të 5 të arrestuarit janë me banim në Shkodër. Ata janë Ded Shkambi 18 vjec banues në lagjen « Skënderbeg », 16 vjeçari me inicialet G. G., 16 vjeç, banues në lagjen « Kogresi i Përmetit » E. K., 16 vjeç, banues në lagjen « 3 Herojt » F. Gj. 16 vjeç, banues në lagjen « Qemal Stafa », dhe D. N., 17 vjeç, banues në lagjen « Fahri Ramadani ».

Mbi të rinjtë rëndon akuza“ Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunes, për dhënie pasurie, e kryer në bashkëpunim” si dhe “Prodhim e mbajtje pa leje të armeve dhe municioneve luftarake, e kryer ne bashkepunim”.

Operacionin policor i koduar « Ëndrra për Milioner” ishte rezultat i bashkepunimit mes policise Shkoder,Drejtorisë se Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë se Krimeve të Rënda, Tiranë. Në momentin e arrestimit atyre u janë sekuestruar në cilësine e provës materiale 1 armë zjarri Pistolete tip « Zastava » një sasi fishekesh, nje maske, 6 telefona celulare te markave te ndryshme, si dhe 1 motorrçiklete tip « Piazho »

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›