Fushata, KQZ shpërndan fondet PD merr 31 mln PS 30 mln leke
TIRANE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi dje të shpërndajë fondet publike për fushatën zgjedhore partive politike, për zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendore të datës 8 maj 2011.
Në bazë të vendimit të KQZ-së, Partia Demokratike ka përfituar 31 milion lekë, Partia Socialiste 30.5 milion, Lëvizja Socialiste për Integrim 2.763.000 lekë ndërsa Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut dhe Partia Republike respektivisht nga 232.000 lekë.
Ndërkohë dje KQZ ka shpjeguar vendimin për ndalimin e spoteve të PS-së, në të cilat, sipas KQZ-së, nuk identifikohet subjekti porositës.
“Në reklamat politike ‘Kush është Luli’ dhe ‘Kurrë më’ të transmetuara nga televizionet ‘Vizion Plus’, ‘Top Channel, ‘Ora News’ dhe ‘News 24’, nuk identifikohet subjekti zgjedhor i cili ka paguar dhe në favor të të cilit transmetohen këto reklama.
Për këtë arsye, KQZ vendosi vetëm masën e bllokimit të transmetimit të reklamave të mësipërme”, është shprehur zëdhënësi i KQZ-së, Arti Lushi. “Kodi Zgjedhor në nenin 80, pika 1, germa ‘ç’, përcakton se ‘në çdo program ose reklamë radiotelevizive, në shërbim të propagandës zgjedhore, duhet të përcaktohet qartë subjekti zgjedhor përkatës’.
(s.g/GSH/BalkanWeb)