E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet sekseri me 3 milione te bente legalizimin

Policia e Tiranes Vazhdojne ende hetimet per identifikimin dhe venien perpara pergjegjesise ligjore edhe te personave te tjere te implikuar ne kete veprimtari te kundraligjshme qe lidhet me perfitimin e shumave te parave kundrejt legalizimit te ndertimeve ne qytetin e Tiranes

Mjaftojne vetem 300 mije leke te reja qe te te legalizohet banesa. Ky eshte premtimi qe nje sekser i ka bere nje qytetari. Halim Koni 47 vjec lindur dhe banues ne Tirane u arrestua nga policia ne saje te nje operacioni disa mujor i koduar Vila. Koni u kap ne flagrance dje rreth ores 1500 duke marre ne menyre te kundraligjshme shumen e parave prej 3 milione lekesh te vjetra nje qytetari. Ne kembim te parave ai dyshohet se i ka premtuar qe do ti beje legalizimin e baneses se tij qe ndodhet ne Tirane. Burime nga policia e Tiranes bejne me dije se prokuroria e Tiranes kishte nisur nje procedim penal gjate ketij viti per 47-vjecarin. Sa me siper ne kuader te ketij procedimi penal i nisur gjate ketij viti dhe i regjistruar per konsumim te vepres penale te Ushtrimit te ndikimit te paligjshem ndaj personave qe ushtrojne funksione publike kjo eshte dhe akuza kryesore se ciles i duhet te perballet te dyshuarit si sekser. Gjate arrestimit iu gjet edhe shuma e parave e dyshuar e perfituar nga kjo veprimtari te cilat u sekuestruan ne cilesine e proves materiale si edhe nje sere provash te tjera te rendesishme per hetimin. Nderkohe qe burime nga policia e Tiranes ben me dije se po vazhdon me tej puna e grupit te hetimit per identifikimin dhe venien perpara pergjegjesise ligjore edhe te personave te tjere te implikuar ne kete veprimtari te kundraligjshme qe lidhet me perfitimin e shumave te parave kundrejt legalizimit te ndertimeve ne qytetin e Tiranes. Operacioni qe beri te mundur ndalimin e 47-vjecarit u organizua nga Seksioni Kunder Korrupsionit prane Policise se Tiranes ne bashkepunim me Njesine Hetimore Task-Force prane Prokurorise se Rrethit Gjyqesor. Materialet hetimore te perpiluara ne ngarkim te tij tashme i kane kaluar Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane nga ku pritet edhe te formulohet akuza dhe te kerkohet masa e denimit per Koni. Sipas policise se Tiranes arrestimi i tij ka ardhur menjehere mbasi ai i ka marre nje personi shumen prej 300 mije lekesh te reja shume qe Koni i arrestuar i ka marre qytetarit per ti bere legalizimin e shtepise.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›