E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shfrytëzonte gruan si prostitutë, pranga 63-vjeçarit

DURRËS/ Operacioni "Banesa 21" ka përfunduar me arrestimin e shtetasit M.K. dhe ndalimin e dy prostitutave

Shfrytëzonte bashkëshorten si prostitutë, ndërsa nuk ngurronte të mbante në shtëpi edhe djalin e mitur. Një 63-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë ditën e enjte, ndërsa mësohet se ai e kishte kthyer shtëpinë e vet në një vend ku ushtrohej prostitucion dhe ku punëtorët ishin pikërisht gruaja e tij 20 vjet më e re dhe një 55-vjeçare nga Shijaku.

Burime zyrtare të policisë bënë të ditur se arrestimi i 63-vjeçarit M.K. është bërë nën akuzën e "shfrytëzimit të femrave për prostitucion në rrethana rënduese", ndërkohë që dy gratë po hetohen në gjendje të lirë.

Ngjarja

Marrja e informacioneve se në një banesë të qytetit bregdetar ushtrohej prostitucion ka bërë që policia të mbajë nën vëzhgim këtë shtëpi. Kështu, në bazë të përgjimeve të kryera, duke qenë se klientela i linte takimet përmes telefonit, ka bërë edhe që të siguroheshin provat e duhura për të vërtetuar atë çka po ndodhte.

Si rrjedhojë, është organizuar operacioni i koduar "Banesa 21" ndërsa policia në momentin e futjes në banesë, përveç dy shtetaseve, ka kapur edhe dy klientë pikërisht në momentin që po ushtrohej prostitucion.

Mësohet se në rastet e akteve seksuale përdoreshin prezervativët, por nëse klienti nuk pranonte që të përdorte prezervativë, atëherë çmimi rritej për shkak se gruas i duhej të përdorte kontraceptivë oralë.

Burime nga uniformat blu bëjnë të ditur se babai lejonte qëndrimin në banesë edhe të djalit 14-vjeçar në kohën që në shtëpi kishte klientë dhe e ëma ushtronte prostitucion. Një gjë e tillë ka bërë dhe që të rëndohet akuza e ngritur ndaj 63-vjeçarit.

Hetimi

Procedimi penal ndaj shtetasit M.K. ka filluar më 15 tetor të vitit që lamë pas. Në këtë kohë është marrë edhe informacioni se ai shfrytëzonte banesën e tij si bazë prostitucioni, ndërsa si prostitutë shërbente bashkëshortja e vet, 21 vjet më e re se ai, si dhe një grua nga Shijaku, 55-vjeçare.

Pas përgjimeve të kryera, në momentin e marrjes së masës së arrestit "burg pa afat" për 63-vjeçarin është kryer edhe operacioni. Në banesën e këtij të fundit nga ana e policisë është bërë i mundur sekuestrimi i shumës prej 125 000 lekësh, 70 eurosh, 11 dollarësh, 20 paundëve, 132 prezervativëve, 2 pako kontraceptivë oralë, një armë gjahu, 3 aparate celulare etj.

Nga ana e policisë bëhet e ditur se dyshohet se 63-vjeçari ka shfrytëzuar bashkëshorten dhe shoqen e saj si prostitute për rreth një vit. Mësohet se kjo e fundit ishte e martuar dhe jetonte në Shijak.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›