E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministrja e Integrimi Majlinda Bregu raporton ne Kuvend

12 rekomandimet e Bashkimit Evropian për integrimin e vendit tonë në këtë hapësirë u diskutuan në Komisionin Parlamentar të Integrimit. Ishte ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu ajo e cila raportoi në këtë komision, duke bërë me dije lidhur me masat që do të merren për realizimin e këtyre prioriteteve. Kështu, sipas saj, në fillim të viti do të ngrihet një grup i posaçëm pune, që do të vezhgojë këtë proces, duke parë ecurinë e punës për plotësimin e 12 prioriteteve.
Gjithashtu, në vlerësimin e ministres Bregu, nga ky porces nuk mund të shmanget Komisioni Parlamentar i Integrimit, ashtu si kundër nuk shmanget as Ministria e Integrimit. Në këtë këndvështrim, ministrja bëri me dije se nga masat 1-5 përgjegjëse për realizimin e do të jetë pikërisht komisioni.
Këto prioritete kanë të bëjne me situatën politike në vend. Ndërkohë që nga 6-12 masa do të zbatohen nga institucionet qeverisëse dhe do të mbikëqyren nga Ministria e Integrimit. I pranishëm në punimet e komisionit ishte dhe ambasadori i BE-së, Etore Sequi.

Anëtarët e Komisionit të Integrimit dhe ministrja e Bregu do të përcaktojnë metodologjinë dhe kalendarin e përmbylljes se plan veprimit për plotësimin e 12 kritereve të BE-së në periudhën janar-shkurt. Komisioni Europian ka kërkuar që më së shumti deri në mars reformat e mbajtura peng për mëse dy vite të përmbyllen, në mënyrë që vendi të marrë statusin e vendit kandidat në BE.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›