E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shiitët "djegin" Bushin në Bagdad

Mijëra irakianë
shiitë, ndjekës
së klerikut Muqtada
al-Sadr,
kanë protestuar dje në Bagdad,
kundër një marrëveshjeje
të mundshme mes Shteteve
të Bashkuara dhe Irakut të
premten, duke djegur foto të
Presidentit në detyrë të Shteteve
të Bashkuara të Amerikës,
Bush. Ata e kanë krahasuar
Bushin me Sadamin dhe kanë
inskenuar një rrëzim të statujës
së tij prej letre, të ngjashme
me rrëzimin e statujës së Sadamit
në qendër të Bagdadit,
në vitin 2003, kur amerikanët
hynë në kryeqytet. Me flamuj
e parulla në duar dhe shumë
të irrituar, mijëra demonstruesit
janë shprehur kundër
paktit që mund të lejojë trupat
amerikane që të qëndrojnë
në vendin e tyre edhe për
tre vjet të tjera. Demonstrata
pasoi dy ditë protestash në
Parlament nga mbështetësit
e Al Sadrit, të cilët nuk lejuan
seancën ku do të diskutohej
pakti në fjalë para debatit e më
pas votës parlamentare. Pavarësisht
opozitës që i bëhet
nga të paktën tre fraksione
parlamentare të vogla, pakti
ka shanse për t‘u miratuar në
Parlament, kur të vihet në votë
javën e ardhshme. Al Sadr, i
cili kontrollon një grup prej 30
ligjvënësish në Parlamentin
me 275 vende, e konsideron
marrëveshjen e mundshme si
një akt dorëzimi para interesave
të Shteteve të Bashkuara,
por mbështetësit e paktit
thonë se ai do ta çojë vendin
drejt fitimit të sovranitetit të
plotë në momentin kur trupat
amerikane do të dalin nga
vendi, 3 vjet më vonë. Nëse
grupi i Al Sadr dhe i ligjvënësve
të tjerë do të humbasin me
një marzhin të vogël, atëherë
ata do të tentojnë ta shndërrojnë
mesazhin tyre antiamerikan
në çështjen kryesore
të zgjedhjeve të ardhshme
lokale më 31 janar dhe në
zgjedhjet e përgjithshme, që
do të zhvillohen në fund të
vitit të ardhshëm. Influenca
e Al Sadr ka rënë nga ditët
kur militantët besnikë ndaj
tij luftonin me forcat amerikane.
Vetë Al Sadr mendohet
se ndodhet në Iran dhe nuk
ishte pjesëmarrës në protestë,
edhe pse përfaqësuesit e tij
dolën me parullën se amerikanët
janë armiku më i madh
i Islamit. Ajo çka po ndodh në
lidhje me miratimin e paktit të
mësipërm, tregon se ai do të
jetë një tjetër shkak ndarjesh
mes grupeve e fraksioneve
të ndryshme në Parlamentin
irakian e si pasojë edhe të grupeve
të ndryshme etnike dhe
fetare në vendin e përçarë. Për
Kryeministrin është shumë e
rëndësishme sasia e votave
pro, madje po aq e rëndësishme
sa edhe vetë fitorja. Një
marzhin i vogël do të hidhte
hije në lidhje me ligjshmërinë
e marrëveshjes me amerikanët,
pra të prezencës së
tyre në Irak. Kleriku më me
influencë në vend, Ajatollahu
i Madh, Ali al-Sistani, deklaroi
se pakti do të ishte i pranueshëm
në rast se do të miratohej
nga një shumicë absolute
në Parlament, përndryshe ai
nuk do të shprehte vullnetin
e popullit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›