Gjashtë vite në pushtet për Presidentin rus. Pritet rikthimi i Putinit?
Parlamenti rus aprovoi dhe
amendamentin kushtetues
që zgjat mandatin
presidencial nga 4 në 6 vjet. Në
median ruse ka spekulime që
ndryshimi është bërë për t‘i hapur
rrugën riardhjes së Putinit në
postin e Presidentit
të vendit.
Pavarësisht se
tashmë është
Kryeministër,
ai vazhdon që
të mbetet një
figurë popullore
në Rusi.
Sipas Kremlinit,
amendamenti
dhe ndryshime të
tjera të propozuara
në lidhje me çështjen e
mandatit presidencial është i nevojshëm
për të siguruar stabilitetin
e ardhmërisë së qeverisë. Presidenti
Medvedev e njoftoi masën
që dy javë më parë në fjalimin e tij
të parë para kombit, më 5 nëntor.
Dhoma e Ulët e Parlamentit rus
e miratoi menjëherë dje shtesën
kushtetuese. Ndërkohë duhet
një aprovim tjetër këtë herë nga
Dhoma e Lartë dhe këshillat rajonale,
por kjo nuk paraqet asnjë
problem dhe çështja e miratimit
të amendamentit mund të konsiderohet
si e mbyllur. Zgjedhjet e
ardhshme presidenciale në Rusi
do të zhvillohen në vitin 2012. Në
shtypin rus ka spekulime se ky
ndryshim mund të çojë vendin
në zgjedhje të parakohshme,
duke i hapur kështu rrugën Putinit
që rizgjidhet president, duke
anashkaluar pengesën ligjore që
nuk i lejon një personi tre mandate
presidenciale rresht.
amendamentin kushtetues
që zgjat mandatin
presidencial nga 4 në 6 vjet. Në
median ruse ka spekulime që
ndryshimi është bërë për t‘i hapur
rrugën riardhjes së Putinit në
postin e Presidentit
të vendit.
Pavarësisht se
tashmë është
Kryeministër,
ai vazhdon që
të mbetet një
figurë popullore
në Rusi.
Sipas Kremlinit,
amendamenti
dhe ndryshime të
tjera të propozuara
në lidhje me çështjen e
mandatit presidencial është i nevojshëm
për të siguruar stabilitetin
e ardhmërisë së qeverisë. Presidenti
Medvedev e njoftoi masën
që dy javë më parë në fjalimin e tij
të parë para kombit, më 5 nëntor.
Dhoma e Ulët e Parlamentit rus
e miratoi menjëherë dje shtesën
kushtetuese. Ndërkohë duhet
një aprovim tjetër këtë herë nga
Dhoma e Lartë dhe këshillat rajonale,
por kjo nuk paraqet asnjë
problem dhe çështja e miratimit
të amendamentit mund të konsiderohet
si e mbyllur. Zgjedhjet e
ardhshme presidenciale në Rusi
do të zhvillohen në vitin 2012. Në
shtypin rus ka spekulime se ky
ndryshim mund të çojë vendin
në zgjedhje të parakohshme,
duke i hapur kështu rrugën Putinit
që rizgjidhet president, duke
anashkaluar pengesën ligjore që
nuk i lejon një personi tre mandate
presidenciale rresht.