Qender komunitare ne Vaun e Dejes

Familjet në nevojë dhe fëmijët me aftësi të kufizuar do të kenë një mbështetje më të madhe në Vaun e Dejes, pasi Karitasi dioqezan i Sapes ka mundësuar ngritjen e një qendre komunitare për ta. Në përurimin e kësaj qendre komunitare kanë marrë pjesë përfaqsuesit më të lartë të kishës katolike të të gjitha trevave shqiptare, drejtues vendorë dhe deputeti i Partisë Demokratike për Qarkun e Shkodrës Gjokë Uldedaj. Arqipeshkvi i dioqezës Tiranë-Durrës Rrok Mirdita si dhe kryetari i Bashkise Vau Dejes Gjon Marku, kanë përgëzuar drejtuesit e Karitasit dioqezan për ndërtimin e kësaj qendre. Në këtë qendër do të akomodohen rreth 200 persona, ndërsa është siguruar mbështetja e vazhdueshme për familjet në nevoje dhe fëmijët me aftësi të kufizuar që vinë edhe nga rrethinat pranë kësaj njësisë vendore.