Shijak, arrestohet një 31-vjeçar, grabiste sende me vlerë
SHIJAK- Policia e Shijakut ka vënë sot në pranga një person nën akuzën e vjedhjes. Mësohet se shtetasi Evis Berisha 31-vjeç grabiste mjetet e pushuesve në plazh.
Sipas policisë 31-vjeçari përdorte një çelës ekzagonal për të hapur mjetet, e më pas grabiste prej tyre sende me vlerë.
Hetimet e policisë për këtë ngjarje vijojnë.
(m.a/BalkanWeb)
Sipas policisë 31-vjeçari përdorte një çelës ekzagonal për të hapur mjetet, e më pas grabiste prej tyre sende me vlerë.
Hetimet e policisë për këtë ngjarje vijojnë.
(m.a/BalkanWeb)