E Diel, 1 Nëntor 2026

Shijak, largohet nga banesa 9 vjeçari, kërkohet që prej 48 orësh

DURRËS- Një 9 vjeçar nga rrethinat e Shijakut, i larguar nga banesa e tij paraditen e së shtunës ka vënë në lëvizje forcat e policisë së komisariatit të qytetit të vogël.

Burime zyrtare nga drejtoria e oplicisë së qarkut, bënë të ditur se, "Sabian Meta, banues në Sllmone, vetëm 2 km larg qendrës së Shijakut po kërkohet nga të afërmit e tij, ndërsa sipas informacioneve është parë në breg të lumit Erzen dhe brenda në qytet.
Dy ditë më parë gjyshi i tij Sh. Meta kërkoi ndihmën e forcave të policisë, pasi vogëlushi vuan nga një sëmundje mendore dhe megjithë kërkimet që vazhdojnë prej 48 orësh nuk ka ende një rezultat konkret, përfunduan burimet e policisë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›