Hapja e portave të HEC-eve, News24 siguron pamjet ekskluzive
TIRANE- Televizioni “News24” ka mundur të sigurojë momente të vërshimit të ujit pak minuta pas hapjes së portave në Hecin e Ulzës dhe Shkopetit. Vërshimi i sasisë së madhe të ujit krijoi një situatë të pazakontë duke alarmuar banorë të zonës. Pas hapjes se portave HEC-it të Ulzës dhe Shkopetit, uji ka vërshuar drejt tokave me shpejtësi duke përmbytur sipërfaqe të tëra prej dhjetra hektarësh, ndërsa nuk ka kursyer as shtëpitë. Aktualisht rreth 30 banesa janë përfshirë nga uji. Sipas të dhënave nga drejtoria e KESH-it mësohet se hapja e portave të HEC-it është bërë pas mbledhjes së Shtabit të Emergjencave dy ditë më parë, pas situatës së krijuar si rezultat i reshjeve të shiut. Për hapjen e portave janë njoftuar dhe banorët e zonave përreth. Por sipas banorëve hapja e portave të HEC-it nuk ka qënë i vetmi shkak i përmbytjeve, pasi ata kanë parë që një pjesë e ujit vërshonte nga deti si pasojë e baticës. (e.n/News24/BalkanWeb)