E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha pritje me stafin qeveritar, 2009 viti i rëndësishëm

TIRANë – Kryeministri Sali Berisha organizoi sot një pritje në mjediset e Vilës 31 në Tiranë për ministrat, zëvendësministrat dhe anëtarët e kabinetit, të shoqëruar nga bashkëshortët, me rastin e festës së Vitit të Ri 2010. Në fjalën e tij përshëndetëse, Kryeministri Berisha i falënderoi të gjithë të pranishmit për bashkëpunimin e frytshëm dhe përkushtimin që dëshmuan gjatë vitit 2009-të në realizimin e reformave të rëndësishme për vendin, si dhe në arritjet që shënoi vendi vecanërisht në disa projekte më madhore, integrimi në NATO , procesin për integrimin në Bashkimin Evropian, si dhe liberalizimi i vizave. Kryeministri Berisha falënderoi në mënyrë të veçantë familjet e tyre për mbështetjen që u kanë dhënë bashkëshortëve gjatë këtij viti të ngarkuar, me shumë aktivitete dhe ngjarje të rëndësishme, duke qenë kështu një mbështetje shumë e madhe në punën e tyre. Në përfundim të fjalës së tij, Kryeministri Berisha u përcolli urimet më të përzemërta ministrave, zëvendësministrave dhe këshilltarëve të tij me rastin e festës së Vitit të Ri. (e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›