Shiling: Serbia fajtore për ngjarjet negative në Ballkan
Në një intervistë për programin boshnjak të radios Deutsche Welle, duke komentuar për të kaluarën e përgjakshme të Ballkanit, diplomati gjerman pohoi se edhe Kroacia ka një pjesë të fajit. Por sipas tij, fajtori numër një është Serbia, e cila ka iniciuar luftërat. “Edhe Kroacia në një masë të mirë ka kontribuar në luftën e Bosnjës”, ka theksuat Shvarz-Shiling. Sipas tij, faktet historike tregojnë se luftën e ka nisur Sllobodan Milloseviçi, i cili nuk lejoi pavarësinë e republikave të atëhershme jugosllave.
Ai ka kritikuar Serbinë për faktin se nuk pranon të njohë pavarësinë e Kosovës, duke nënvizuar se duke vënë vazhdimisht në dyshim statusin, serbët po pengojnë edhe përparimin e shtetit më të ri në botë. Shiling nuk kurseu as akuzat për vendet e Evropës Perëndimore, sidomos Gjermaninë, lidhur me konfliktet e vazhdueshme në Ballkanin Perëndimor.
“Gjermania, duke qenë më e afërta gjeografikisht dhe njëkohësisht vendi më i rëndësishëm i Evropës Qendrore, duhej të tregonte vullnet politik dhe krizën jugosllave ta vinte në pikën e parë të rendit të ditës. Megjithatë, Gjermania lidhur me këtë çështje nuk ka qenë aktive as në Bashkimin Evropian, e as në NATO. Ata besonin se ndërhyrja i Gjermanisë në NATO do të binte ndesh me kushtetutën. Ndërsa kur pas tri vitesh Gjykata Kushtetuese konfirmoi se ndërhyrja e NATO-s nuk binte ndesh me kushtetutën, ishte tepër vonë”, ka vlerësuar diplomati gjerman Kristian Shvarz-Shiling.