E Diel, 1 Nëntor 2026

Sejdiu: Kosova do të fitojë edhe në OKB

Numri një i shtetit kosovar ka ritheksuar se Prishtina është e gatshme të bisedojë me Beogradin për çështje praktike, me interes për qytetarët e të dyja vendeve. “Kosova nuk u ikën asnjëherë bisedimeve me Serbinë që janë në të mirë të qytetarëve të të dyja vendeve sovrane. Për tema të tilla jemi të gatshëm të bisedojmë me të dhe me çdo shtet tjetër fqinj”, pohoi Sejdiu.

Ai bëri të qartë se çdo model i zgjidhjes për veriun e Kosovës që bie ndesh me Pakon e Ahtisarit, është i papranueshëm. Presidenti kërkoi nga institucionet vendore dhe ato ndërkombëtare që të punohet më shumë për përshpejtimin e procesit në veri të vendit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›