E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shirat bllokojnë rrugët

Autori i Lajmit: red.
Edhe pse shirat zgjatën vetëm një orë, sasia e madhe e ujërave të grumbulluara krijoi vështirësi në rrugën hyrëse të qytetit tek stacioni hekurudhor, në zonën periferike të Shkozetit si dhe në rrugët "Aleksandër Goga" dhe "Taulantia". Reshjet e shiut që ranë në orët e para të mëngjesit të djeshëm në Durrës, bllokuan disa rrugë dhe kryqëzime kryesore të qytetit duke krijuar trafik të madh në qarkullimin e automjeteve. Megjithëse shirat zgjatën vetëm një orë, sasia e madhe e ujërave të grumbulluara krijoi vështirësi në rrugën hyrëse të qytetit tek stacioni hekurudhor, në zonën periferike të Shkozetit si dhe në rrugët "Aleksandër Goga" dhe "Taulantia". Situata e krijuar shkaktohet si pasojë e sistemit të kanalizimeve, mjaft i amortizuar dhe në disa vende i papastruar prej kohësh. Pas shiut, grupe punonjësish të ndërmarrjes komunale po punojnë për pastrimin e rrugëve nga mbeturinat dhe materialet inerte, që i kanë sjellë ujërat nga kodrat pranë si dhe për zhbllokimin e tubacioneve të kanalizimeve.

Ky lajm është publikuar: 07/07/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›