Kasat kushtojnë deri në 800 euro, biznesi kundër
Autori i Lajmit: red.
Pika më e debatuar e ligjit për vendosjen e kasave fiskale është kostoja. Procesi i pajisjes së biznesit me kasat fiskale po has vështirësi, veçanërisht për sektorin e hidrokarbureve, i cili për efekt të specifikës i duhet të kryejë një sërë shpenzimesh shtesë për plotësimin e pajisjes.
Shoqata e Hidrokarbureve e ka ngritur disa herë shqetësimin se, për subjektet tregtare që tregëtojnë karburante procesi i pajisjes së biznesit të tyre me kasa fiskale mund t u kushtojë deri në 3 mijë euro. Kjo pasi, një distributor mund të poseidojë disa pika tregëtimi të shitjes me pakicë, duke e nxjerrë këtë proces me kosto shumë të lartë, ku një kasë e vetme kushton mbi 400 euro. Por, çmimi i tyre shkon deri në 800 euro. Në fakt, çmimi real i vendosur nga kompanitë private, të autorizuara nga Ministria e Financave, është 300-400 euro, por në momentin kur tatimpaguesi pranon të blejë pajisjen, atëherë ai përballet me “nevojën e aksesorëve shtesë”, të cilat nuk i janë bërë të ditura që në fillim. Shumë biznese ankohen se çmimi është tepër i lartë, aq më tepër për ato subjekte që kanë disa pika. Disa që nuk duan të identifikohen thonë se, distributorët ofrojnë në fillim çmime të arsyeshme, por më tej ata sugjerojnë vendosjen e pajisjeve shtesë, si modem, printeri etj. Megjithatë, Ministria e Financave sqaron se, të gjitha shpenzimet e bëra nga subjekti privat për kasën fiskale do t i njihet në bilanc gjatë llogaritjes së tatim-fitimit.
Biznesi i vogël
Të njëjtin shqetësim e ka edhe biznesi i vogël, i cili pretendon se kostoja e instalimit të kasës për ta është e lartë dhe e papërballueshme. Tregëtarët e minimarketeve shprehet se e kanë të pamundur të përballojnë koston e kasës, pasi shumica e tyre kanë vështirësi edhe në përballimin e qirasë, pasi xhiroja ditore nuk është ajo e dëshiruara. Madje, ka prej tyre që shprehen se, për instalimin e kasave është e interesuar Ministria e Financave dhe Drejtoria e Tatimeve, dhe këta duhet ta përballojnë procesin e pajisjes me kasa fiskale.
Si funskionon
Çfarë është regjistruesi elektronik fiskal
Regjistruesi elektronik fiskal është një pajisje me memorie fiskale dhe qark shiriti kontrolli në të cilat regjistrohen të dhënat për vlerën e mallrave të shitura dhe shërbimeve të kryera për klientët, duke siguruar në këtë mënyrë gjenerimin e raporteve të veçanta. Tatimpaguesit, të cilët shesin mallra, prodhime, apo kryejnë furnizime të shërbimeve në lokale apo njësi të hapura për publikun, janë të detyruar të përdorin pajisje fiskale për regjistruar dhe certifikuar shitjen dhe të lëshojnë, në mënyrë të detyrueshme, kuponin tatimor. Regjistruesi elektronik ka si qëllim të certifikojë dhe regjistrojë shitjet duke përdorur një mekanizëm për regjistrimin e qarkullimit i cili duhet të jetë i mbrojtur. Të dhënat duhet të regjistrohen në mënyrë të njëkohëshme në një njësi memorie që quhet memoria fiskale e cila duhet të jetë e izoluar dhe e bllokuar me rrëshirë në brendësi të regjistruesit elektronik dhe në qarkun e shiritit të kontrollit elektronik.
Skema e re
Kush ruan faturat, u rimbursohet TVSH-ja
Ministria e Financave duket se ka menduar seriozisht për funskionimin e ligjit për kasat elektronike, duke u propozuar të gjithë shtetasve që kur të bëjnë blerje të ndryshme të kërkojnë dhe ruajnë faturat tatimore me TVSH-ë. Sipas ligjit, këto fatura mund të ruhen dhe në fund të çdo viti shteti u rimburson konsumatorëve një pjesë të TVSH-së. Kjo do të realizohet nëpërmjet një projektligji të ri për të ardhurat personale që ka nisur të diskutohet nga ekspertët e financave dhe më pas nga parlamenti i ri që do të dalë prej zgjedhjeve të 28 qershorit. Ligji i ri fiskal ka të bëjë me shpenzimet dhe të ardhurat e individëve, në një kohë që vënia e tij në zbatim synon edhe uljen e informalitetit dhe evazionit fiskal në ekonomi. Ashtu siç ndodh edhe në disa shtete të fuqishme ekonomike, shpenzimet e kryera gjatë vitit rimbursohen në fund, pas dorëzimit të faturave, që individi ka mbledhur. Skema e re fiskale për individët detyron në këtë mënyrë dhe të gjitha bizneset që të përdorin faturat fiskale me TVSH-ë, në të kundërt do të përballen me klientin në rastet e blerjes së një malli apo shërbimi. Ekspertët e Ministrisë së Financave që e kanë studiuar me kujdes këtë skemë, janë tashmë duke diskutuar nivelin e rimbursimit të faturës së mbledhur nga konsumatori, veprim që do të kryhet në fund të çdo viti. Pak kohë para zgjedhjeve, edhe ministri i Financave deklaroi për herë të parë se po përgatitet një skemë e re, në bashkëpunim me ekspertët e huaj, në mënyrë që të ulë informalitetin në vend dhe monitorimin e çdo të ardhure për familjet. Në këtë aspekt ai iu drejtua shembujve të vendeve të BE-së, ku skema e rimbursimit për klientin ka kohë që funksionon duke eliminuar në maksimum evazionin.
Ky lajm është publikuar: 07/07/2009